Tre persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 1664 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 195 qytetarë, në këto bashki: 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.
Në të gjithë vendin janë 7431 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.