Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar (ShSKUK), ka njoftuar së fundmi se numri i të hospitalizuarve me COVID-19, në nivel vendi, ka rënë, transmeton Kosova Post.
Ky është raporti i plotë:
Të hospitalizuar 12 pacientë me Covid-19 dhe 32 post-covid
Në bazë të raportit të datës 11 nëntor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 44 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë