Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të këtij viti, ku vërehet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për -1.0 përqind, krahasuar me tre mujorin e fundit të vitit 2017.

Sipas ASK-së, rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -4.9%; nxjerrja e xehes së metalit -2.6%; prodhimi i pijeve -1.4%; prodhimi i produkteve kimike -0.3%; prodhimi i produkteve minerale jometalike -0.2%; prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës -0.1%; dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj -0.1%.

“Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: prodhimi i metaleve (6.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (3.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (1.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (1.0%); prodhimi i mobiljeve (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.7%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse  (0.3%); dhe prodhimi i pajisjeve elektrike (0.2%). Ndërkaq, krahasuar TM1 2018 me TM1 2017, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 0.2%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (14.8%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (4.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobiljeve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (4.7%); prodhimi i metaleve (2.5%); prodhimi i produkteve ushqimore (1.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (1.2%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.6%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike 0.3%”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK në këtë raport thotë se ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit -2.8%; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar -1.4%; prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve -1.0%; prodhimi i produkteve kimike -0.9%; dhe prodhimi i mobiljeve -0.5%.

You may also like

Saudia po përgaditë raportin për pranimin e ekzekutimit të gazetarit Kashikçi!

Pas hetimit të grupit të përbashkët Turko-Saudit në