Prej 13 marsi i vitit 2020, kur edhe u paraqitën rastet e para pozitive, numri i të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 62 mijë e 782 raste.
Ndërsa si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën 1 mijë e 528 persona.
Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri më tani 54 mijë e 440 persona janë shëruar nga infektimi me koronavirus.
Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 814 raste aktive me COVID-19
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.