Nga 13 marsi kur edhe u paraqitën rastet e para pozitive e deri më tani, 62 mijë e 548 qytetarë janë infektuar me virusin SARS CoV2.
Ndërsa janë 1 mijë e 526 persona të cilët kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.
Të dhënat ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëjnë të ditur se nga ky virus kanë arritur që të shërohen 54 mijë e 231 persona.
Ndërkohë që Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve pozitive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.
Në raportin e fundit të IKShPK-së tregohet se në Komunën e Prishtinës janë shënuar 120 raste pozitive, ndërsa në Prizren janë shënuar 25 raste pozitive.