Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, k apublikuar raportin 24 orësh të rasteve me koronavirus , ndërsa bënë të ditur se numri total i rasteve aktive me Koronavirus është 1 074.
MSH bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 188.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.