Bisedë telefonike në mes kryeministrit Yildirim dhe homologut të tij grek

Bisedë telefonike në mes kryeministrit Yildirim dhe homologut të tij grek

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij grek, Alexis Tsipras.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e kryeministrisë, në bisedën telefonike mes  Yıldırım dhe Tsipras, duke u shprehur shqetësimi për shkak të tensioneve të fundit me Greqinë në Detin Egje, është theksuar se pritet që Greqia të marrë masat e nevojshme për të reduktuar tensionet, transmeton aa.

Gjithashtu në bisedën dy liderët kanë rënë dakord që në rast nevoje në lidhje me këtë çështje do të ishte e dobishme që zyrtarët e lartë ushtarak të të dyja palëve të takohen.

Biseda e cila u zhvillua në një atmosferë pozitive përkundër dallimeve në opinione, është fokusuar në zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe zhvillimin e masave të ndërtimit të besimit. /KosovaPost/.

You may also like

Kjo metodë mjekësore sjell lehtësim dhe shërim për shumë sëmundje

Hixhameja është procedurë mjekësore ku përmes largimit të