Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha sot se Serbia vazhdon të këmbëngulë për dialog me Kosovën, sepse ai konsideron se është më mirë të flasësh në tryezën e Brukselit sesa që populli serb të vuajë nga incidentet në terren.
Petkoviq, pranoi se bisedimet e së martës në Bruksel me delegacionin e Kosovës, në krye me zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nuk ishin të lehta dhe se vërtetë u zhvillua debat i nxehtë tre orë e gjysmë.
Ai gjithashtu i tha sot në TV Prva se dialogu pritet të vazhdojnë, por se kjo varet më së shumti nga përfaqësuesit e BE-së, dhe se para takimit të nivelit të lartë të Presidentit Aleksandar Vuçiq me Albin Kurti, do të ketë një raund tjetër në nivelin teknik.
‘Të gjithë në BE, përfshirë z. Miroslav Lajçak, cili ndërmjetëson negociatat, si dhe të gjithë ata që janë të interesuar për dialog dhe zgjidhjen e problemeve me Kosovën, janë të vetëdijshëm për faktin se Prishtina po shkel marrëveshjen, dhe nuk po shpreh vullnet për respektimin e saj, me thek te dispozitës’, tha Petkoviq.
Sipas ti , delegacioni i Serbisë do të luftojë fuqishëm dhe me argumente, por që të shkojë më tej, është e nevojshme të përmbushet gjithçka që është rënë dakord.
Petkoviç kujtoi se kanë kaluar më shumë se 3000 ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Prishtina e shkel aq shumë këtë marrëveshje, dispozita më e rëndësishme e së cilës është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe./kosova Post/