Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka zhvilluar takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Këshillin për Siguri Kombëtare.
Për këto takime ka shkruar Bislimi në Facebook, ndërsa thotë se “Kosova është me fat që gëzon mbështetje të madhe nga aleati ynë i pazëvendësueshëm”.
“Dje, në Washington, DC, pata kënaqësinë të kem diskutime jashtëzakonisht të rëndësishme me tri institucione të rëndësishme të SHBA-ve: Në Departamentin e Shtetit, me znj. Rejan dhe z. Pfeuffer (Këshilltar Kryesor për Ballkanin);
Në Këshillin për Siguri Kombëtare, me znj. Stewart, në zyrën e Dr. Sloat, Drejtoreshë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (së cilës pata nderin t’ia dhurojë edhe dy librat e mi të fundit);
Në Departamentin e Mbrojtjes me Kolonelin Anderson, përgjegjës për Ballkanin (më shumë për këtë në vizitën e rradhës në qershor)”, ka shkruar Bislimi në Facebook.
Postimi i plotë i Faton Bislimit:
Dje, në Washington, DC, pata kënaqësinë të kem diskutime jashtëzakonisht të rëndësishme me tri institucione të rëndësishme të SHBA-ve:
— Në Departamentin e Shtetit, me znj. Rejan dhe z. Pfeuffer (Këshilltar Kryesor për Ballkanin);
— Në Këshillin për Siguri Kombëtare, me znj. Stewart, në zyrën e Dr. Sloat, Drejtoreshë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (së cilës pata nderin t’ia dhurojë edhe dy librat e mi të fundit);
— Në Departamentin e Mbrojtjes me Kolonelin Anderson, përgjegjës për Ballkanin (më shumë për këtë në vizitën e rradhës në qershor);
Kosova është me fat që gëzon mbështetje të madhe nga aleati ynë i pazëvendësueshëm. Kjo marrëdhënje e jona kaq unike e kaq e sinqertë me SHBA-të, për të cilën meritë të paçmueshme kanë Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi, duhet ruajtur si sytë e ballit.
Angazhimi im në Washington, DC tash e dy dekada rradhazi ka qenë dhe gjithëherë do të jetë në shërbim të kauzës sonë kombëtare dhe interesit shtetëror.
SHBA-të janë aleat e mik dhe hisedar të Republikës sonë, andaj kërkesat e tyre ndaj Kosovës nuk kanë synim asnjëherë që të dëmtojnë vendin tonë në asnjë mënyrë! Kosova e ka momentumin e duhur (edhe në aspektin e zhvillimeve gjeopolitike ndërkombëtare) që t’i jap dinamikë të shtuar dhe ta përfundojë procesin e stërzgjatur të dialogut me Serbinë; të përafrohet sa më shumë me NATO-n; dhe të tregojë lidership të përkushtimit kombëtar (dhe reciprok me minoritetet në vendit tonë) karshi vëllezërve e motrave tona në Luginë të Preshevës.