Blerim Latifi, profesor universitar, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook e ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike të Kosovës, përkatësisht “makinerinë propagandistike” e cila sipas tij, është përqendruar në Skenderaj, transmeton Kosova Post.
Latifi këtë “derdhje” energjishë propagandistike, në këtë qytet, e ka cilësuar si turp, duke qenë që partia në fjalë është hedhur kundër Familjes Jashari.
“Krejt makineria propagandistike dhe organizative e PDK- së është koncentru në Skenderaj. Kundër Familjes Jashari. Çfarë turpi! Çfarë njolle t’zezë donë me ia lanë Drenicës!”