Fitorja dhe rihapja e kualifikimit në Champions për Barcelonën u shoqërua edhe me një lajm të mirë në orët e mbrëmjes.
Ansu Fati është futbollist i katalanasve edhe për vite të tjera. Barcelona zyrtarizoi rinovimin e kontratës së yllit të saj deri në vitin 2027, duke bindur kështu një tjetër talent për të ardhmen.
Edhe për Ansu Fati është caktuar një megaklauzolë, njësoj si në rastin e Pedrit. Skuadra që përgjatë 5 viteve të ardhshme do të kërkojë të blejë Fati, duhet të paguajë 1 miliard euro./A2
Në këtë mënyrë, klubi “blaugrana” po hedh themelet për ringritjen edhe një herë në nivelet e viteve të kaluara.