Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se një armëpushim tani do t’i mundësonte Vladimir Putinit “të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë” territorin ukrainas.
- Gjatë një fjalimi sot në Helsinki, ai tha se një armëpushim mund të jetë vetëm pjesë e një marrëveshjeje paqeje “të drejtë dhe të qëndrueshme”, e cila përfshin tërheqjen e forcave të Moskës nga Ukraina.
“Një armëpushim që thjesht ngrin linjat aktuale në vend – dhe i mundëson Putinit të konsolidojë kontrollin mbi territorin që ka pushtuar, dhe të pushojë, të riarmatoset dhe të risulmojë – kjo nuk është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”, deklaroi kryediplomati amerikan.
Moska duhet të detyrohet të paguajë kostot për rindërtimin e Ukrainës, tha ai, dhe të mbahet përgjegjëse për pushtimin e ukrainasve.
Ndryshe, SHBA-ja është një ndër shtetet që e ka ndihmuar më së shumti Ukrainën.