Nga Gjermania dhe Franca ku u prit krahëhapur, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mbërriti në Itali. Kryediplomati i SHBA-së diskutoi me liderët gjermanë e francezë mbi sfidat e sigurisë globale dhe aleancat transatlantike në përgjigje të problemeve madhore të globit.
Të dy ata zhvilluan një drekë pune në Vilën Taverna, e cila shërben si rezidenca e ambasadorit amerikan në Romë. shefi i diplomacisë amerikane ka një axhendë të ngjeshur me takime me përfaqësues të Agjencive të OKB-së për Sigurinë Ushqimore me seli në Romë. Blinken do të takohet me diplomatë amerikanë që shërbejnë në misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara në Romë, në Vatikan dhe në agjencitë e OKB-së në Itali.
Më pas, ai Blinken zhvillon dhe një vizitë në Selinë e Shenjtë. Sekretari i Shtetit do ta përmbyllë qëndrimin e tij në Itali me pjesëmarrjen në takimin e Grupit të 20-shes në Bari dhe Matera, ku do të diskutohen tema si pandemia dhe ngrohja globale./t.ch