Antony Blinken u tha gazetarëve se ai pa një rrugë drejt paqes në Lindjen e Mesme ndërsa përfundoi turneun ‘urgjent’ në rajon.
Sekretari amerikan i Shtetit ka takuar liderët gjatë gjithë javës, duke bërë sot ndalesën e fundit në Egjipt për një takim me presidentin egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi.
Në pistën e asfaltit në aeroportin e Kajros, ai tha se bisedimet mbi të ardhmen e pasluftës të Gazës kishin pasur sukses, raporton skynews.
“Në udhëtimet tona të mëparshme këtu, mendoj se ka pasur një ngurrim për të folur rreth disa nga çështjet e ditës pas për sa i përket stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në baza rajonale”, tha ai.
Shtetet e Lindjes së Mesme ishin “të përgatitura për të ndërmarrë hapa” dhe “të ndërmarrin angazhime” për të ardhmen e Gazës dhe paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon, tha Blinken.
Megjithatë, mbështetja arabe është e kushtëzuar nga një armëpushim në konflikt, si dhe në krijimin e një rruge drejt një shteti të pavarur palestinez – diçka që e kundërshton kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./telegrafi