Sekretari amerikan i Shtetit pranoi dështimin e presionit maksimal të administratës së Presidentit të SHBA Donald Trump mbi Iranin, transmeton Kosova Post.
Duke iu referuar politikës së “presionit maksimal” Blinken shtoi, “Ne kemi zbatuar politikën e presionit maksimal kundër Iranit në vitet e fundit, por ajo jo vetëm që ishte joefektive, por u bë shkak për shtimin e problemeve ; “Për shkak se Irani tani është më afër prodhimit të mjaftueshëm të karburantit dhe prodhimit të materialeve që copëtohen dhe ndahen.”
“Tre vende evropiane do të jenë të pranishëm, së bashku me Rusinë dhe Kinën, si dhe Iranin, dhe ne synojmë të jemi në atë takim,” tha ai, duke përmendur marrjen e një ftese nga Bashkimi Evropian për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të marrëveshjes bërthamore.
“Uashingtoni do të punojë me vendet e tjera për të parandaluar Iranin që të depërtojë në rajon dhe për të bllokuar programin e tij të raketave balistike,” tha Blinken. Nga ana tjetër, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Jake Sullivan, duke iu referuar vendimit të SHBA për të pranuar ftesën e Evropës për të marrë pjesë në takimin me vendet anëtare të marëvehsjes bërthamore tha se “Presidenti Joe Biden na kërkoi të pajtohemi me kërkesën e Evropës për të filluar negociatat me Iranin. Përveç kësaj, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar ofertën e Evropës për të ndërmjetësuar në bisedimet me Iranin mbi marrëveshjen bërthamore. Vlen të përmendet se Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë kundër vullnetit të tij, ndërsa në katër vitet e fundit, në kuadër të strategjisë së “presionit maksimal”, ai vendosi sanksionet më të ashpra dhe të vështira ekonomike kundër Republikës Islamike të Iranit, por asnjë nga qëllimet e tij nuk u arritën.