Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, tha se si çdo vend tjetër edhe Rusia duhet të ndalojë sulmet kibernetike, sulmeve sikur ai ndaj operatorit të tubacionit të kompanisë “Colonial Pipeline”, transmeton Kosova Post.
“Për fat të keq, ne shohim një front të ri të sulmeve kibernetike, dhe këto janë organizata kriminale që përdorin të ashtuquajturën ransomware për të mbajtur peng kompanitë dhe objektet e rëndësishme të infrastrukturës në mënyrë që të arrijnë përfitime financiare,” tha Blinken për CNN.
“Unë mendoj se çdo vend është i detyruar të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i gjetur këto organizata (kriminale), për t’i sjellë para drejtësisë, duke përfshirë rastin e sulmit në ‘Colonial Pipeline’. “Përgjegjëse për sulmin është organizata, udhëheqësit e saj ishin në Rusi, ata janë në Rusi, kështu që unë mendoj se Rusia është e detyruar të angazhohet që kjo të mos vazhdojë,” shtoi ai.
Kujtojmë se kohë më parë kompania “Colonial Pipeline” njoftoi se ajo ishte objekt i një sulmi kibernetik. Ndaj kompania mbylli disa sisteme “në mënyrë që të frenonte kërcënimin që ndaloi përkohësisht të gjitha operacionet në lidhje me tubacionin dhe që preku disa sisteme informacioni”.
Sipas raporteve të medias, sulmi kibernetik u krye me ndihmën e ransomware. Agjencia Bloomberg, ndër të tjera, shkruante se sulmuesit se pas sulmit kriminal qëndron grupi “Dark Side” e të cilët arritën të vidhnin njëqind gigabajt të dhëna për kompaninë “Colonial Pipeline”. Për shkak të mbylljes së kompanisë, autoritetet amerikane kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme rajonale./Kosova Post/.