Me fillim në orën 14:00 e deri në orën 16:00 në Serbi do të mbahet një protestë ku qytetarët do të dalin në rrugë për të bllokuar kalimet, si shenjë e pakënaqësive për dëmet ekologjike dhe me kërkesë për ndryshimin e ligjeve për referendum dhe shpronësim, shkruan KosovaPost.net.
Kërkesa e organizatorëve është që qytetarët të bashkohen, por tubimi të jetë paqësore dhe “të mos bien pre e provokimeve që priten nga mbështetësit e pushtetit”.
Ministri i Policisë në Serbi, Aleksandër Vulin, ka njoftuar se policia do të ndërhyjë, nëse është e nevojshme, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç këshilloi policinë të tërhiqet, të lejojë bllokada dhe të mos reagojë derisa të kërcënohen jetët, pronat dhe institucionet.
Vuçiç njoftoi gjithashtu se do të ecë nëpër Serbi gjatë bllokadës dhe do të jetë së paku në pesë postblloqe.