Video-incizimi i kapur nga kamerat e sigurisë, është bërë hit në rrjetet sociale, qysh prej tetorit të vitit të kaluar, shkruan Kosova Post.
Lufta është bërë në një ambient të hapur, ndërsa rusi ka guxuar ta sfidojë mjeshtrin e arteve marciale nga Azerbajxhani.
Nuk dihen motivet se për çfarë janë përleshur, por, siç shihet në video, rusi mbetet i shtrirë pa ndjenja pas disa goditjeve me këmbë nga azerbajxhanasi.