Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi i cili në zgjedhjet e 25 prillit atje garoi si deputet i pavarur po pretendon se po i vidhen votat siç thekson ai “duke i deformuar ato, duke i bërë të pavlefshme ose duke ia dhënë Partisë Socialiste.
“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim:
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas Abazit, deri në këto momente i kanë evidentuar disa raste të tilla në disa Qendra Numërimi të cilat thotë se do t’i bëjnë publike në vijim.