Reshjet e para të dëborës këtë vit në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë shkaktuan ndërprerje të funksionimit të autostradës 270-kilometërshe që lidh qytetet Xhamu dhe Srinagar.
Kjo është rruga e vetme që lidh Kashmirin me pjesë të tjera të vendit, ndërsa Departamenti Meteorologjik Indian ka parashikuar reshje të dëborës në të gjithë rajonin e Kashmirit, të cilat pritet të jenë edhe më intensive në vendet më të larta.
Siç bëjnë të ditur raportimet lokale, të paktën 15 persona u lënduan në aksidente të ndryshme rrugore në Xhammu Kashmir për shkak të rrugëve të rrëshqitshme./Zhurnal