Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borell, beson se BE -ja duhet të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar me Rusinë. Këto deklarata, Borell i tha në një intervistën për median spanjolle El Pais, transmeton Kosova Post.
“Politika nuk mund të bazohet vetëm në sanksione. Megjithatë, vjen një moment kur ato duhet të futen, përndryshe rezulton se njëra palë është e kufizuar vetëm në deklarata,” përfundoi BorelL.
Borelj deklaroi se Këshilli i Evropës ishte urdhëruar të përgatiste një raport mbi situatën aktuale dhe perspektivat për marrëdhëniet me Rusinë, të cilat, sipas tij, janë në nivelin më të ulët në shumë vite, raportoi TAS./Kosova Post/