Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka shkruar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Borrell tha se është mirënjohës për takimet e përbashkëta në Bruksel.
Ai theksoi se kjo dërgon sinjal të fortë për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës.Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”.