Po e shoh atë vuajtjen që ju dhe shtetet tjera i keni pasur. Dëshirojmë të sigurojmë stabilitet dhe siguri për gjithsecili, këtë po e bëjmë sepse e mendojmë shumë për këtë rajon. Stabiliteti në regjion është në interesin tonë. Liria e secilit shtet në Europë është një prioritet i yni. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që ta kemi Ballkanin të ndarë dhe vendet të jenë të ndara nga njëra-tjetra. Nga një shtet ku akoma ka njerëz të pagjetur, një përvojë e pakëndshme mund të jetë si ndihmesë për të”.
Borell në konferencë për media pas takimit me presidentin Hashim Thaçi tha se ai nuk është këtu për të ndërhyrë në krijimin e koalicionit qeverisës.
“Nuk duhet të lejojmë intervenime kosovarët janë njerëz të lirë të vendosin për fatin e vet dhe kjo është çështje e tyre dhe jo të bisedojnë me ne për qeverinë e tyre. Pra, është çështje e kosovarëve ta vendosin fatin e vet dhe se çfarë do të ndodhë me vendin e vet. Do të jem i lumtur që të krijohet një qeveri sa në e shpejtë që është e mundur. Jam shumë i lumtur që presidenti tha se do të kryhet shpejt dhe që do të fillojnë këto biseda”.
Ndërkaq, sa i përket SHBA-së dhe të emisarit të tyre, Richard Grenell, Borell tha se nuk janë në garë me të. Por se Kosova është një temë e rëndësishme për BE-në, prandaj edhe ka investuar miliarda euro.
“Amerikanët kanë shumë plane dhe kanë plane për çdo gjë. Kanë plane për Lindjen e Mesme dhe këtu është çështje tjetër të kesh plan dhe të angazhohesh që të arrish sukses. Ne kemi qenë shumë të angazhuar në Kosova dhe kemi shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro. Por, nuk po bëj garë me amerikanët”.
“SHBA dhe BE do të punojnë bashkë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta dhe nuk do të ketë diferenca në mes neve që të zgjidhen problemet. Ndoshta s’jemi të zëshëm, por jemi shumë të involvuar në këtë çështje”.
Për pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën, përfshirë edhe vendlindjen e tij, Spanjën – Borell tha se ai nuk e ka për detyrë që t’i bindë këto vende për njohjen e Kosovës. Megjithatë, ai tha se në këtë post qëndron për të mbrojtur interesat e të gjithë europianëve.
“Nuk është detyrë e imja që t’i bindi ta bëjnë atë punë. Po e përfaqësoj BE-në dhe jo shtete individuale. Këtu jam si një njeri që është përgjegjës për politikat europiane dhe të lehtësojë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Problemi mund të zgjidhet vetëm nga Kosova dhe Serbia. Marrëveshja mund të vijë vetëm kur këto dy vende të pajtohen. Ne nuk imponojmë asnjë marrëveshje. Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë është të lehtësojmë marrëveshjen”.