Shefi i politikës së jashtme të BE ka theksuar domosdoshmërinë e shfrytëzimit të mundësisë ekzistuese diplomatike për t’i bërë Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 dhe për të hapur rrugën për zbatimin e plotë të marrëveshjes historike, transmeton Kosova Post.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter të Martën, Josep Borrell tha se ai kishte ngritur çështjen e marrëveshjes bërthamore të Iranit, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të grupit G7 që përfshin vendet më të zhvilluara në Britani.
Në javët e fundit, përfaqësuesit nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania dhe Irani kanë zhvilluar disa raunde bisedimesh në Vjenë që synojnë t’i japin fund mosmarrëveshjes mes Teheranit dheUashingtonit dhe të ringjallin marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Në një zhvillim tjetër të martën, Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Organizatat Ndërkombëtare në Vjenë Mikhail Ulyanov hodhi poshtë spekulimet në lidhje me kolapsin e negociatave të Vjenës, duke e quajtur atë “spekulim të dëshiruar”. Ulyanov theksoi se bisedimet po bënin përparim.