Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të premten shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris të Francës
Lajmin e ka bërë me dije Borrelli nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter”. Borrelli ka thënë se me Kurtin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, dhe progresin të cilin e ka quajtur urgjentisht të nevojshëm, në dialogun Beograd-Prishtinë.
“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Parisit për Paqen për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin që nevojitet urgjentisht në dialogun Beograd – Prishtinë. I ngritëm (në diskutim) integrimin evropian, diskutimin në ardhje të FAC-ut për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka shkruar Borrelli.