Ish- ambasadori i Holandës, Robert Bosch ka reaguar pas tri kërkesave të shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, që i bëri për Kosovën.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka propozuar që zgjedhjet e reja lokale të mbahen menjëherë, mandej sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në to, si dhe fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
E për gjithë këto, ambaadori Bosch, tha se Borrell sërish tregi se nuk është i paanshëm.
“Duke kërkuar nga Prishtina për zgjedhje të reja në veri, në vend që të kërkohet nga Beogradi që të ndalojë bojkotin dhe t’u thotë agjentëve të atjeshëm, Listës Serbe, të ndalojë këtë bojkot”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, veriu tashmë ishte gjysmë i pavarur me serbë në të gjitha pozitat kosovare, politikanët, policinë, sistemin gjyqësor e më shumë dhe merrte mbështetje nga të gjitha anët.
“Fakti që AKS nuk është atje është edhe për shkak të serbëve të cilët kurrë nuk erdhën me një propozim në përputhje me vendimin e KK-së, kështu që z. Borrell ju lutemi bëni detyrat tuaja dhe përpiquni të jeni të drejtë. Ndërkombëtarët e tjerë nuk duhet ta lënë atë të ikë me politikat e tij proserbe. Ka filluar të bëhet skandal sidomos kërcënimet e tij në fund”, tha ai.
Mbështetje për Kosovën ka dhënë edhe deputetja britanike dhe njehërit kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.
Ajo tha se Britania e Madhe si vend mik i Kosovës duhet të vazhdojë rolin e saj.