Gjatë aktiviteteve të deritanishme është konstatuar se ka njerëz të vdekur, ka thënë Xhevida Hukiçeviç, zëdhënëse e policisë në Bërçko, transmeton Kosova Post.
Zjarri që përfshiu një ndërtesë banimi në një lagje të qytetit Bërçko ka shkaktuar viktima, konfirmuan për AA policia e Qarkut Bërçko të Bosnjë e Hercegovinës.
Mëngjesin e sotëm, në orën 06:20, zyrtarët policorë kanë marrë një thirrje për djegien e shtëpisë.
“Është njoftuar shërbimi mjekësor i urgjencës, Qendra Shëndetësore Publike dhe Qendra e Zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë masat dhe veprimet në kompetencë të tyre. Punonjësit e policisë ndodhen në terren dhe po kryejnë hetime nën mbikëqyrjen e Zyrës së Prokurorit të Qarkut”, tha Xhevida Hukiçeviç, zëdhënëse e policisë së Bërçkos.
Në vendin e zjarrit ka dalë edhe inspektori kundër zjarrit dhe po zbardhen të gjitha rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
“Aktivitetet e deritanishme kanë përcaktuar se ka viktima”, shtoi Hukiçeviç për AA.
Jozyrtarisht, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa janë plagosur.