Nata e Bekuar e Beratit përkon me natën e 15-të të muajit Shaban, transmeton Kosova Post.
Kjo natë na paralajmëron ardhjen e Muajit Ramazan, dhe faktin se duhet të përgatitemi shpirtërisht dhe fizikisht për agjërimin dhe obligimet e tjera fetare.
Kjo natë e begatë që është për të rishikuar edhe një herë ekzistencën, duhet parë si një rast që të jep mundësinë për të reflektuar.
Sipas besimit islam, nata e Beratit, është nata kur falesh me qëllim pastrimin (purifikim) nga gjynahet.
Me këtë rast nga Korporata e Radiotelevizionit të Turqisë (TRT) në kanalin televiziv TRT 1, nesër në mbrëmje më 22.00, do të transmetohet një program i posaçëm./trt.net