Botërori 2016 në Korenë e Veriut, Kim Jong dashuron futbollin

Botërori 2016 në Korenë e Veriut, Kim Jong dashuron futbollin

Zërat e fundit kanë ngritur hipotezën se Kupa e Botës 2026 mund të organizohet në Korenë e Veriut.

Në shtetin komunist që është në konflikt me shumë shtete dhe kjo do të ishte një hap mjaft i mirë për të sjellë paqen.

Si fillim, dy kandidaturat kryesore ishin Maroku dhe SHBA-ja me Kanadanë, por në fund të dy këto propozime janë tërhequr dhe e vetmja alternativë për momentin, ngelet ajo e Koresë së Veriut.

Afati i fundit i kërkesës për të kërkuar të drejtën e Botërorit ishte data 1 prill dhe nuk dihet nëse ka pasur ndonjë shtet tjetër të interesuar, ose në rastin e kundërt Koreja e Veriut ka qenë shteti i vetëm.

Ndërkohë sipas një burimi të bërë publik në media brenda regjimit të Kim Jong-Un thuhet: “Lideri ynë ka një pasion të madh për futbollin, madje edhe më shumë se sa armët nukleare. Ai dëshiron që ne ta organizojmë Botërorin në futboll, për t’i dëshmuar botës se Koreja e Veriut mund të bëjë gjëra të mëdha ashtu si edhe vendet perëndimore”, duke hedhur kështu hipotezën se Botërori i 2026, mund të zhvillohet në Korenë e Veriut.