FIFPro është kundër zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vite, duke nisur nga edicioni i vitit 2028.
Sekretari i Përgjithshëm i FIFPro, Jonas Baer-Hoffmann, është shprehur se mungon vizioni global për zhvillimin e futbollit dhe se merren vendime të tillë vetëm për cështje komerciale.
FIFA e ka kaluar pa shumë diskutime propozimin për Kupën e Botës çdo 2 vite dhe ka hasur edhe në kundërshtimin e UEFA-s.