Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), me qëllim të parandalimit të qarkullimit të monedhave false në Kosovë, ka hartuar manuale që tregojnë mbi veçoritë teknike dhe tiparet e sigurisë së kartëmonedhave dhe monedhave ‘Euro’.
Si një ndër metodat për identifikimin e monedhës false 2 euroshe, BQK ka cekur atë përmes testimit me magnet.
“Rrethi i brendshëm i monedhës 2€ ka veti të lehta magnetike, ndërsa rrethi i jashtëm nuk ka veti magnetike. Për të vërtetuar nëse monedha është origjinale provojeni atë me një magnet. Nëse monedha tërhiqet nga magneti vetëm në pjesën qendrore të monedhës, monedha është origjinale. Në përgjithësi monedha 2€ e falsifikuar ka veti të forta magnetike, nuk ka veti magnetike fare ose ka veti magnetike vetëm në rrethin e jashtëm”, thuhet në manualin e BQK-së.
KËTU mund të gjeni manualin e plotë.
Ndërsa KËTU mund të gjeni manualet mbi monedhat dhe kartëmonedhat e tjera