Brazili siguroi vendin e parë në Grupin B të Copa America pasi triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Kolumbisë në “Estadio Olimpico Nilton Santos” të Rio de Janeiros falë një goli të shënuar nga Casemiro në minutën e 10 shtesë.
“Ceffeteros” rezultuan “kockë e fortë” për “Seleçaon”, që gjithsesi ia doli të merrte pikët e plota në këtë takim. Takimi u zhbllokua që në minutën e 10-të me një super gol me roveshatë të Luiz Diasit, i shërbyer nga Cuadrado, me Brazilin që vuajti shumë për të gjetur barazimin. 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, futbollisti i Liverpoolit, Roberto Firmino, i hedhur në fushë në pjesën e dytë ktheu baraspeshën në rezultat për të ardhur më pas te goli “in extremis” i shënuar me kokë nga futbollisti i Realit të Madridit, pas ekzekutimit të këndores nga Neymar.
Sfida tjetër e këtij Grupi, Ekuador – Peru, përfundoi barazim 2-2. Ekuadorianët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të dyfishtë, falë autogolit të Tapias dhe finalizimit Preciados në minutën e tretë shtesë të këtij fraksioni, por peruanët kthyen gjithçka në baraspeshë gjatë 45 minutave të dyta me finalizimet e Lapadulas dhe Carrillos./SS