Presidenti amerikan, Joe Biden, ka emëruar diplomaten veterane Bridget Brink si ambasadore të SHBA-së në Ukrainë.
Sot gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Brink do të ketë një “rol vendimtar” në këtë pozicion, i cili ka qenë vakant për tri vitet e fundit.
Uashingtoni ka thënë se emërimi i Brink ka ardhur në kohën kur SHBA-ja po e rrit mbështetjen për Ukrainën gjatë pushtimit rus, raporton BBC, transmeton kk.
Ambasadorja e re është aktualisht duke shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Sllovaki dhe ka qenë diplomate për 25 vjet.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se eksperienca e gjatë e Brink në diplomaci e bën atë të përshtatshme për situatën nëpër të cilën po kalon Ukraina.