Përfaqësuesi Special i Britanisë për Sirinë, Jonathan Hargreaves, postoi në Twitter se vendi i tij dënon sulmin ndaj ushtrisë turke në veri të Sirisë transmeton Kosova Post.
Britania dënoi sulmin e terroristëve kundër ushtrisë turke në rajonin e operacionit “Mburoja e Eufratit”, shkruan AA.
Përfaqësuesi Special i Britanisë për Sirinë, Jonathan Hargreaves, postoi në Twitter se vendi i tij dënon sulmin ndaj ushtrisë turke në veri të Sirisë.
Duke deklaruar se Turqia është një mik i ngushtë dhe aleat i NATO-s, Hargreaves tha: “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështesin armëpushimin dhe ligjin ndërkombëtar. Përshkallëzimi i fundit i dhunës në Sirinë e veriut duhet të marrë fund. Është e nevojshme urgjentisht një zgjidhje politike”.
Si rezultat i sulmit ndaj automjetit të blinduar Kirpi, i cili ishte po shkonte drejt një baze, të shtunën u vranë 2 ushtarë dhe 2 tjerë u plagosën.