Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri ka konfirmuar deklaratën e të Dërguarit të Posçëm I kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach në lidhje me rritjen e numrit të personave në “Listën e Zezë”, transmeton KosovaPost.
Sipas postimit në ‘Twitter’, ambasada britanike ka bërë të ditur se ka edhe persona nga Shqipëria që janë shtuar në “Listën e Zezë” të Britanisë së Madhe.
“Këtë javë Britania ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të shkojnë pa pasoja. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin.”, u shprehë ambasada në postimin e saj.
Në “Listën e Zezë” siç tha Sir Peach janë shtuar 27 persona. Të gjithë të dyshuar për lidhje korruptive.
Peach tha se këtë javë, ata morën veprime frenuese kundër disa individëve shqiparë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht e të dokumentuara.
“Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Mbretëria e Bashkuar ka një sërë mjetesh të vlefshme për të ndaluar individët që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin, përfshirë emigracionin dhe ndërprerjen e lidhjeve ekonomike”, është shprehur Peach.