Udhëheqësit e puçit ushtarak të Mianmarit duhet të lirojnë lideren e zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi.
Këtë kërkesë së shpejti do ta bëjë sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab.
Në një fjalim, Raab do t’i bëjë thirrje ushtrisë atje të “heqë dorë” dhe të respektojë procesin demokratik të Mianmarit.
Kjo vjen pasi të paktën dy njerëz u vranë në protestat kundër grusht shtetit, raporton BBC.
Sidoqoftë, dhjetëra mijëra kanë dalë të protestojnë të hënën.
Udhëheqësit ushtarakë përmbysën qeverinë e zgjedhur të Suu Kyi dhe e kanë vendosur atë në arrest shtëpiak, duke e akuzuar për posedim të radio-lidhjeve të paligjshme dhe shkeljen e ligjit të katastrofës natyrore të vendit.
Protestuesit po kërkojnë t’i jepet fund veprimit ushtarak dhe duan që ajo të lirohet së bashku me anëtarët e lartë të partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).k.k.