Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka reaguar ndaj Rezolutës së PE-së, për Serbinë që u miratua javën që shkoi, ndërsa kritikoi atë duke e vlerësuar “jashtë çdo të vërtete” në pjesën ku bëhet fjalë për Kosovën dhe përpjekjet e Beogradit që të “ de legjitimojë shtetësinë e Kosovës”,transmeton Kosova Post.
Bërnabiq, ka përsëritur qëndrimin e Beogradit zyrtar për njohjen e Kosovës. “Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës”, tha Bërnabiq, shkruan “Kosovo-online”.
“Komisioni Evropian nuk qëndron prapa kësaj rezolute, kjo është ngushëllim dhe shpresë se KE duhet të mbetet neutrale rreth statusit, duke marr parasysh se pesë anëtare nuk e njohin shtetin jo-legjitim të Kosovës”, tha ajo.
Bërnabiq ka theksuar tutje se “duhet të lexojmë mirë rezolutën, të jemi sa të mundemi vetëkritik dhe të ndryshojmë disa gjëra”.
” E gjithë kjo mund të bëhet mbi bazën e asaj që Serbia të jetë më e fuqishme dhe se qytetarët të kenë jetë më cilësore. Por, po e përsëris se ndryshojmë disa gjëra vetëm nëse kemi bazë”, tha Brnabiq./Kosova Post/