‘Albin Kurti kërkon njohje në këmbim të tërheqjes së masave dhe forcave ROSU nga veriu i Kosovës. Ai flet për njerëzit që nuk janë të informuar dhe shet mjegull.Unë kam parë të gjitha llojet e shitësve të mjegullës në jetën time, dhe kjo është arsyeja pse i njoh ata me milje. Nuk do të ketë bisedime derisa forcat e armatosura të Kosovës të tërhiqen nga veriu’,tha presidenti Aleksandër Vuçiq, transmeton Kosova Post.
Tutje Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia u shpall fajtore për të gjitha situatat nga Jarinja e në Cetinjë, vetëm sepse po bëhet më e fortë, dhe citoi 122 tekste në mediat kroate kundër tij si shembull
Se nuk do të ketë vazhdim të dialogut, derisa tytat e gjata edhe snajperë u drejtuan drejt njerëzve duarthatë në veri të Kosovës, situatë kjo e përsëritur disa herë, shkruan novosti.
Ministri i Jashtëm Evropian Djozep Borelj dhe Përfaqësuesi Special për Dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës Miroslav Lajçak janë praktikisht në kontakt të vazhdueshëm telefonik me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Qëllimi është ulja urgjente e tensioneve dhe përfundimisht mbajtja e një takimi midis Vuçiqit dhe Kurtit në Bruksel.sh.o./Kosova Post/