Lidhur me dekretin e Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden mbi zgjerimin e masave emergjente në Ballkanin Perëndimor, Brukseli thotë se BE ka detyrimet e saj ndaj partnerëve në rajon dhe se sanksionet nuk janë pjesë e politikës aktuale evropiane në Ballkanin Perëndimor, transmeton KosovaPost.
“Angazhimi ynë në rajon është shumë i fortë. Bisedimet rreth sanksioneve të mundshme nuk janë në rendin e ditës. Çdo vendim mbi këtë duhet të merret unanimisht nga të gjitha vendet anëtare. Për momentin, kjo nuk po diskutohet kur bëhet fjalë për partnerë në Perëndimin Ballkanit.”, thotë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
I pyetur nga media në Bruksel për të komentuar mbi nënshkrimin e Biden të një dekreti për zgjatjen e sanksioneve amerikane ndaj individëve dhe organizatave nga Ballkani Perëndimor në mënyrë që të “sigurojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, Stano tha se BE nuk komenton mbi vendimet e administratës amerikane dhe ka politikën e vet.
Ai kujton se angazhimi i BE-së për rajonin është një nga pikat themelore të agjendës së BE-së, si dhe se bisedimet e rregullta zhvillohen me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor mbi problemet e rajonit, njofton Kosova Post.