Cristiano Ronaldos nuk i kanë shkruar mirë pushimet në Mallorca
Cristiano Ronaldo do të duhet ta rregullojë ose ta blejë një Bugatti të ri pasi që ky i fundit është shkatërruar.
Ylli portugez është në pushime verore në Mallorca bashkë me gruan e tij Georgina dhe fëmijës. Por e përditshmja Periodico Mediterraneo ka thënë se një nga punëtorët e Ronaldos e ka shkatërruar Bugattin pasi që humbi kontrollin e automjetit dhe goditi hyrjen e shtëpisë ku pushonte Ronaldo.
Vozitësi nuk ka pësuar lëndime të mëdha por pjesa e përparme e veturës po.
Sipas kësaj media, policia spanjolle ka filluar hetimet për këtë aksident, ndërkaq më parë mediat tjera kanë raportuar se vetura Bugatti e Ronaldos ka kushtuar diku rreth 2.5 milionë euro. /GazetaExpress/