Udhëheqja bullgare, ka shpallur non grata diplomatin rus në Bullgari, transmeton Kosova Post.
Ministria e Jashtme Bullgare, pas takimit të ambasadores ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova dhe Ministres së Jashtme Ekaterina Zaharieva, ka lëshuar një deklaratë që njofton për largimin e diplomatit rus nga vendi i tyre.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, ka shpallur edhe një diplomat rus person non grata, dhe do t’u kërkojë autoriteteve ruse të ofrojnë ndihmë të plotë për autoritetet bullgare në hetimin e shpërthimeve në depot e armëve bullgare, shkatërrimin e provave materiale në një zjarr dhe përpjekje për helmim të tre shtetasve bullgarë “, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
Më herët, Televizioni Kombëtar Bullgar, duke cituar prokurorinë, tha se gjashtë shtetas rusë u dyshuan për shpërthime në fabrika dhe depo ushtarake në Bullgari, tre prej të cilëve u akuzuan për përpjekjen për të vrarë biznesmenin bullgar Emilian Gebrev..KosovaPost/