Bulliqi dënon sulmin me armë zjarri ndaj policëve në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj policëve në fshatin Dobërdol, përcjell KosovaPost.

Bulliqi ka thënë se sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit.

“Kam pranuar informatën se gjatë mbrëmjes në fshatin Dobërdol janë sulmuar me armë zjarri pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Sulmi me armë zjarri ndaj kujtdo qoftë është akt i papranueshëm, e veçmas kur ndodhë ndaj organeve të rendit. Me këtë rast e dënoj ashpër sulmin e sontëm ndaj zyrtarëve policorë në fshatin Dobërdol”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika