Bulliqi kundër Thaçit për kufijtë

Bulliqi kundër Thaçit për kufijtë

Përkundër deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë, Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në kuadër të punës për demarkacionin me Serbinë, ka nisur grumbullimin e materialeve për kufirin aktual që Kosova ka me shtetin serb.

Por ky komision qysh në fillim të këtij procesi e di se cilat mund të jenë çështjet më problematike në raport me Beogradin.

“Aty janë disa komplikime, Serbia ka ngritur disa objekte strategjike të vetat atje. Njëri prej atyre objekteve në bazë të dokumentacioneve tona del që është brenda territorit të Kosovës, në bazë të dokumentacioneve të Serbisë mendohet që është brenda atje. Është një territor ku kemi një mbikëqyrje të dokumentacioneve gjegjëse të cilat dëshmojnë pronësinë e atij territori”, thotë Shpejtim Bulliqi, kryetar i komisionit Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Bulliqi ka folur rreth asaj nëse duhet të realizohet ideja e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.