Një burrë është divorcuar nga gruaja e tij pasi ajo kërkoi dhe kërceu me një këngë në dasmën e tyre e cila shkaktoi një grindje të madhe familjare.
Çifti ka thyer rekord për martesën më të shkurtër pasi u ndanë pas debatit gjatë dasmës së tyre në Bagdad.
Sipas raportimeve lokale, gruaja ka kërkuar këngën siriane Mesaytara nga Lamis Kan. Titulli përkthehet në “Unë jam dominonte” ose “do të të kontrolloj”.
Kënga fillon me tekstin: “Unë jam dominuese, do të sundohesh nën udhëzimet e mia të rrepta, do të të çmend po të shikosh vajza të tjera në rrugë. Po, unë jam dominuese, ti je copëza ime e sheqerit. Për sa kohë të jesh me mua, do të ecësh nën komandën time”.
Thuhet se nusja po kërcente me këngën dhe po shijonte dasmën e saj, por familja e dhëndrit nuk u impresionua duke rezultuar në një grindje të madhe mes dy familjeve dhe në fund me ndarje, s