Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës ka humbur jetën pasi ka rënë nga ura në lumë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion teksa rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Raporti i plotë:
“Fsh. Koretin, Kamenicë 12.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion” .