Këngëtari Butrint Imeri është i fundit që ka reaguar pas tubimeve elektorale të partive politike kosovare
Kosova pritet që të votojë më 14 shkurt, pra të dielën e kësaj jave derisa fushata elektorale e politikanëve është intensifikuar sidomos tubime të mëdha elektorale që po mbahen anekënd Kosovës.
E pas këtyre tubimeve ka reaguar këngëtari Butrint Imeri që ka bërë dy postime në story të Instagramit.
“Po m’doket si sezona n’verë, n’ditë të marte nejat full” ka shkruar ai derisa në fotografi është një tubim elektoral i një partie politike.
Pas këtij postimi, Butrinti ka postuar edhe një thirrje ku thotë të qëndrojmë brenda dhe të kujdesemi për vete.