Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sylejman Çerkezi, flet për prioritetet e qeverisë së ardhshme duke u fokusuar në çështjet ekonomike, arsim ku sipas tij nevojitet një rikuperim i pasojave të situatës epidemiologjike në vend.
Ai gjithashtu ka folur edhe për riaktualizimin e çështjes së bartjes së shamisë në shkolla, çështje kjo të cilin ai e kishte ngritur qysh në vitin 2003, sikur edhe futjen e edukatës fetare islame në programet shkollore.
Ndryshe ai ka shprehur admirimin e tij ndaj qytetarëve në periudhën e fushatës zgjedhore, duke shpresuar se të njëjtën kulturë ta shprehin edhe gjatë procesit të votimit.
Kosova Post: Jeni kandidat për deputet, nëse fitoni, cilat çështje do t’i adresoni dhe zgjidhni mbase edhe përmes iniciativave ligjore?
Sylejman Çerkezi: Duke pasur parasysh nevojat e brendshme si pasojë e Covid-19, pastaj çështja ekonomike, çështja e arsimit e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë, pra këto janë tri prioritetet të cilat janë të domosdoshme për rikuperimin e të gjithë atyre pasojave të cilat kanë qenë nga Covid-19. Megjithatë përpos kësaj kemi një punë akoma edhe më të rëndësishme që është politika ndërkombëtare ose statusi i Kosovës akoma i pa zgjidhur në raport me Serbinë ku deri më tash kemi pas disa qëndrime nga BE, por edhe disa tentativa nga Amerika ku dy këto qoftë Brukseli apo Washingtoni në dallim nga politikat e tyre në raport me Kosovën jo vetëm me Kosovën, por në përgjithësi është Bashkimi Evropian zakonisht tërheq një paralele të politikave të jashtme në tërheqje mos e këput duke e lanë në vazhdimësi dhe kjo pa diskutim që është e dëmshme për Kosovën, duke pasë parasysh edhe faktin se BE neve e shohim si një tërësi të vetme, por nuanacat brenda për brenda Bashkimit Evropian janë të ndryshme, siç dihet aty janë 5 shtete të cilat nuk na kanë njohur akoma dhe pa diskutim nuk kanë një unifikim të përbashkët sa i përket çështjes së ballaknit, regjionit ose Kosovës në veçanti.
Ndërsa politika amerikane është ajo e cila kur futet për të gjetur një problem pa diskutim që e zgjedh dhe neve kemi nevojë, nevojë imediate të jemi me politikën amerikane sepse, çështja peng e moszgjidhjes së raportit me Serbinë sigurisht që dëmton Kosovën edhe në investimet ekonomike të investitorëve të jashtëm por pa diskutim edhe në anëtarësimin e orgnizatave me nam ose stabiliteti i pavarësisë së Kosovës që duhet të jetë prioritet mendoj për çdo parti politike. Fatkeqësi e madhe është që në këtë pikë shumë subjekte politike dhe shumë politikanë e lënë anash duke menduar se individi ose partia politike është mbi Kosovën por mendoj që ka ardhur koha që Kosova duhet të jetë mbi partitë politike dhe institucionet duhet të jenë nën qytetarët dhe në shërbim të tyre dhe të shkojnë në normalitet dhe të jetë demokracia në funskion në Kosovë.
Përndryshe do të jemi peng i saj dhe pa diskutim që rrugëzgjidhja e vetme është përcaktimi i qartë i politikave ndërkombëtare jo duhet të jetë kryeministri jo duhet presidenti, kemi pasur dallga të tilla politike brenda për brenda Kosovës deri më tash, dhe mendoj se tash ka ardhur koha që duhet pa diskutim t’i definojmë gjërat dhe njëherë e mirë të mbledhim mend me faktorin ndërkombëtar, sepse ata neve nuk na shohin si subjekte politike as si kandidat por Kosovën, e shohin si regjion aq më tepër si regjion, sepse neve duhet të shohim intereset tona ata i kanë interesat regjionale kështu që mendoj se duhet të jemi lojtarë të kohës e jo tifozë.
Kosova Post: A do të riaktualizoni çështjen e ndalesës së bartjes së shamisë në institucionet arsimore?
Sylejman Çerkezi: Unë më 3 mars të vitit 2003 e kam ngre këtë si çështje dhe në legjislacionin e parë në Kuvendin e Kosovës mendoj se kjo temë është stërkeq nga abuzimet e partive politike dhe mendoj që kushtetuta e definon qartë dhe mendoj që ka nevojë vetëm për një interpretim më serioz të kohës së kushtetutës, sepse në kushtetutë sigurisht që është e lejushme por ka nevojë për rishikimin e një udhëzimi administrativ dhe kjo pa diskutim që do të bëhet në këtë legjislacion, sepse tashmë jemi në një kohë krejtësisht tjetër dhe jemi në periudha tjera, nevojat janë tjera dhe mendoj që është krejtësisht e natyrshme që qoftë për shkak të lidhjeve individuale qoftë për shkak të lidhjeve fetare qoftë edhe për shkak të bazamentit ose kushtetutës që ka nevojë të interpretohet, sepse në kushtetutë janë aq të qarta gjërat, por interpretimi ose keqinterpretimi i kushtetutës kalon që individët pastaj të bëhen pengesa në vendet e caktuara ku këtu duhet të heqë dorë njëherësh e mirë nga keqinterpretimit të kushtetutës, sepse është një numër i mirë i qytetarëve të cilat me dëshirën e tyre bartin shaminë dhe pa diskutim që shteti duhet të jap dritën jeshile punësimin e tyre shkollimin e tyre jo të jetë pengesë e qytetarëve taksa-paguesve të Kosovës.
Kosova Post: Edhe po në këtë fushë do të doja mendimin tuaj sa i përket heshtjes së iniciativës për futjen si lëndë mësimore në shkolla, edukatën islame. A do angazhoheni për riaktualizim dhe realizim të kësaj kërkese të parashtruar vite më parë?
Sylejman Çerkezi: Unë mendoj se pyetja nuk ka të bëjë vetëm me çështjen lëndës së edukatës fetare islame, kjo mund të nënkuptohet ose është në ndërdije e dikujt por mendoj se kjo temë është nevojë e rinisë është nevojë e të ardhmes jo të edukimit fetar drejt për së drejti, sepse edhe feja edhe kombi janë dy burime që ndikojnë ose investojnë në një shoqëri dhe mendoj që këto pasuri që neve posedojmë edhe çështjen kombëtare, fetare ku historikisht të dy burime kanë ruajtur këtë shoqëri dhe këtë popull dhe këto imenditete tona fatmirësisht mendoj se duhet të jemi më fanatik dhe konservatorë në ruajtjen e saj dhe të mos lejojmë pastaj të na vijnë mendime të ndryshme nga vendet e ndryshme por duhet t’i kemi mendimet e prodhimit vendor ku sigurisht institucionet fetare janë ato të cilat do të japin mënyrën dhe rrugëtimin e saj, megjithatë po shohim se shoqëria ne përgjithësi tash numrin e rritjeve të rasteve brenda familjes, kemi vetëvrasje kemi drogën kemi alkoolin, pra edukimi fetar ndikon tek një mënyrë ose tjetër në parandalimin e këtyre sëmundjeve, fenomeneve në shoqëri në veçanti tek rinia dhe pa diskutim pastaj që kjo është në përputhje me legjislacionet e vendeve perëndimore do të thotë qoftë në Europë me specifikat e veçanta përshembull Franca ka problemet me numrin e madh të emigrantëve të cilët janë nga Afrika qoftë nga Algjeria qoftë edhe nga Tunizia qoftë edhe nga Maroku dhe kemi problem do të thotë Franca i ka problemet e veta specifike dhe pa diskutim ajo që luan një rol ku fatkeqësisht pjesa dërrmuese e politikanëve në Kosovë e marrin si referencë Francën ndërkohë që Franca ka problemet e saja me emigrantët e ardhur nga Afrika. Ndërsa vendet e tjera përshembull e kemi Britaninë ose Gjermaninë ose Austrinë ose vendet e mëdha me vlerat evropiane të mirëfillta atje pa diskutim që është lënda e edukimit fetar të gjitha feve në demokracinë më të mirë dhe mendoj që një model të tillë pa diskutim që është në përputhje të plotë edhe me bërë strategjinë tonë drejt bashkimit evropian dhe modele të tilla sepse nuk mund të hyjmë në BE pjesërisht, nuk mund të hyjmë me disa që neve na përshtatet dhe me diçka në neve nuk na përshtatet, por duhet hyrë në BE.
Në tërësinë e saj qoftë për legjislacionin qoftë për kushtet të cilat i vë BE-ja, por të marrim edhe kultura edhe nga vlerat e BE-së, sepse fundi i fundit vetë jemi evropianë, pra të bëhemi evropianë ashtu siç duhet duke ruajtur gjithmonë identitetet tona dhe besoj se kjo është në natyrshmëri nuk ka asgjë diçka të sjellur ose të mbjellim diçka jashtë asaj se çfarë kemi në shoqërinë tonë kosovare.
Kosova Post: Për fund, mesazhi i juaj për të gjithë qytetarët e Kosovës?
Do të duhej të kishte mesazhe të shumta në fakt, qytetarëve të Kosovës iu uroj në radhë të parë që po tregojnë kulturë i falënderoj që po tregojnë kulturën e mendimit dhe të bartjes së koncepteve të tyre politike, por do të kërkoja nga qytetarët që mos të jenë tifozë të politikës por lojtarë të saj, mos të jenë tifoz të partive politike por të jenë lojtarë brenda skenës politike, të mos lejojmë që në Kuvend të Kosovës të futen njerëz vetëm të këtij subjekti politik pavarësisht a ja vlen apo nuk ja vlenë, por të përzgjedhin nga listat e kandidatëve të cilët janë deputetë dhe besoj se në Kuvend ka vend për njerëz të cilët kanë një pjekuri politike kanë një bazament intelektual kanë një vizion se çfarë duan për vendin e tyre, sepse në Kuvend bëhen ligjet dhe ligjet janë për brezat e tjerë nuk janë vetëm për neve për kohën të cilën neve po kalojmë dhe mendojë që duhet të jemi më largpamës si shoqëri dhe duke u larguar nga tifozëria, politika dhe tifozëria partiake atëherë pa diskutim që do të përzgjedhim ata të cilët duhet ose e meritojnë dhe duhet të jenë në vendimmarrjet dhe investimet e tyre potencialin e tyre total në legjislacionin e Kuvendit të Kosovës.