Pjesëtari i shoqërisë civile, përkatësisht koordinatori i projekteve në organizatën KDI, Eugen Cakolli, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të ironizuar me kruen e ri të Prishtinës, Përparim Ramën, transmeton Kosova Post.
Duke komentuar mos azhuritetin e autoriteteve komunale për sanimin e kaosit që e kanë diktuar reshjet e fundit në kryeqytetit, e gjetiu, Cakolli, poashtu në trajtë shpotie, dhe nëntekstshëm e ka kritikuar edhe prolongimin që i pari i Prishtinës po e aplikon në raport me perzgjedhjen e drejtorëve për qeverinë lokale në kryeqytetit.
Opinionisti Cakolli nuk e ka absolvuar as nivelin e qeverisë qendror, duke e kritikuar edhe atë për mos-efikasitet në mirëmbajtjen e rrugëve rajonale.
Postimi i plotë :
Mirë që ende nuk janë emëruar drejtorët komunal në Prishtinë, sepse Drejtorin e Skijimit ish dashtë me shpallë punëtor të vitit, qysh tash.
E pabesueshme sa shpejtë arriti t’i transformojë sheshet, rrugët e rrugicat në pista skijimi.
Njëjtë vlen edhe për Ministrinë e Skijimit, që veproi njëjtë me autostradat, magjistralet dhe rrugët rajonale.