Takimi trepalësh i delegacioneve të Beogradit, Prishtinës dhe ndërmjetësuesve të BE-së në dialog është caktuar për në orën 14:00, transmeton Kosova Post.
Ndryshe, Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, është takuar me kryenegociatorin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimin, ndërsa një ditë pas (sot) , Lajçak takoi ndaras edhe kryesuesin e delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq.
Këto takime ndaras, i paraprijnë takimit trepalësh që është edhe fillimi i raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi.
Kujtojmë se Serbia po insiston që në dialog do të diskutohet çështja e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca të plota./Kosova Post/