Çantën plotë me armë tenton ta dërgojë në Gjermani, arrestohen dy persona (Foto)

Dy qytetarë kishin tentuar ta dërgojnë në Gjermani një çantë plotë me armë me një autobus të linjës ndërkombëtare, por paraprakisht ishin hetuar nga pronari i agjencisë turistike, i cili edhe kishte lajmëruar policinë. E kjo e fundit kishte arrestuar të dyshuarit për veprën penale “ Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, transmeton KosovaPost.

“Me datë 04.10.2023, rreth orës 06:30, policia është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike, se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, i njëjti e ka hapur çantën në prezencën e personave të cilët e kishin sjellë atë, ku edhe kishte vërejtur një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë, njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, sipas njoftimit, menjëherë kanë dalë në vendngjarje ku ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit në çantë janë gjetur dhe sekuestruar: Tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm; 8 karikator të armëve Zoraki; 11 fishekë kal: 7.65mm dhe; 10 fishekë 6.35mm”, njofton policia.

Për rastin, sipas njoftimit, është njoftuar prokurori, i  cili ka urdhëruar që të bëhet kontrolli i shtëpive të personave të dyshuar, ndërsa pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve nuk është gjetur diçka e dyshimtë, mirëpo është arrestuar edhe personi i dytë.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika